Basketbollisti i KB Prishtinës, Drilon Hajrizi duket se e ka vendosur të largohet nga Kosova për të kaluar në Japoni.

Drilon  Hajrizi pritet që me dy dhjetor të debutojë në kampionatin japonez për skuadrën Kanazawa, shkruan Korneri.

Hajrizi do të jetë në provë në disa ndeshje dhe mund të nënshkruaj kontratë afatgjate në janar.

Sigal Prishtina tashmë është pajtuar me këtë lajm dhe nuk po pengon largimin e lojtarit në drejtim të Japonisë.