Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë tregojnë një hajdut i cili vdes në një pishinë të një kopshti, pasi qëllohet me armë nga pronari i shtëpisë, të cilën po përpiqej ta vidhte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë të vrarë në një shtëpi në Pocone, në qytetin qendror brazilian të Mato Grosso, ndërsa anëtarët e familjes po mblidheshin në kopshtin e pasmë.

Dy burra janë parë duke qëndruar pranë pishinës dhe një grua parkon një biçikletë, duke e mbështetur për murin e kopshtit.

Pastaj gruaja kthehet dhe i thërret bashkëshortit të saj, i cili thuhet se ishte në dhomën e tyre të gjumit, pasi kishte vënë re se dikush i panjohur po dilte nga shtëpia.

Siç edhe mund të shihet më pas, një i ri del nga shtëpia dhe shkon deri në kopsht, drejt gruas.

Por hajduti bie dhe zhytet në pishinë, pasi u qëllua për vdekje nga burri.