Agjentët e Gardës Civile në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar “Habitat Berat’”, shkatërruan së fundmi një grup kriminal shqiptar të specializuar në kryerjen e grabitjeve në banesa të banuara në Carbajal de la Legua (León), Madrid dhe Andalucía.

Sipas Policisë spanjolle, hetimi nisi në verë pas grabitjeve të disa banesave në Madrid, teksa pronarët e shtëpisë ishin në gjumë. Më tej, hetuesit arritën të identifikonin tre anëtarët e bandës shqiptare, të cilët u arrestuan.

“Anëtarët e këtij grupi ishin hajdutë me përvojë”, raportojnë mediat spanjolle, që nuk bëjnë të ditur identitetet e personave të arrestuar, që janë të moshës 30 dhe 31 vjeç.

Ata u lanë në burg nga gjykata.