Gonzalo Guedes është një nga lojtarët më të mirë në 11 javët e para të La Ligas

Sulmuesi spanjoll i Valencias, Gonzalo Guedes ka qenë një nga më të mirët në fillim të këtij sezoni, duke zgjuar interesimin e shumë skuadrave.

Një nga to janë edhe dy skuadrat e Madridit, Real dhe Atletico, shkruan AS.

Por, vet lojtari ka thënë se është i lumtur dhe dëshiron të qëndrojë në Valencia, ku është i huazuar nga skuadra franceze, PSG.

“Po, dua të qëndrojë në Valencia, sepse jam shumë i lumtur dhe këtu më kanë trajtuar shumë mirë”, tha fillimisht Guedes.

“Interesimi i Realit dhe Atleticos? Nuk di asgjë për të ardhmen time dhe nuk mund të them asgjë. Është shumë mirë kur skuadrave të mëdha ju pëlqen puna juaj, por unë nuk e di se çfarë do të ndodh”, tha portugezi në fund.