Trajneri katalonas, Pep Guardiola është i lumtur që Sergio Aguero ka thyer rekord, duke u bërë golashënuesi më i mirë në Manchester City

Sergio Aguero me golin e shënuar mbrëmë ndaj Napolit është bërë golashënuesin më i mirë në histori të Manchester Cityt me 178 gola.

Kjo e ka gëzuar edhe trajnerin Pep Guardiola, i cili tha se është shumë mirë për Cityn që ka një lojtar të tillë.

“Është një vend i mirë për të thyer rekord. Aguero ëshjtë pjesë e historisë, legjendë e klubit. Për Manchester Cityn është e jashtëzakonshme që e ka këtë lojtar pjesë të historisë”, tha Guardiola.