Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë tutje se BESA ka mundur të bëjë përmirësim të ligjit duke dorëzuar amendamente, por ndodhi që ata të dorëzojnë vetëm 2 amendamente.

“Por partia e Kasamit ka parashtruar vetëm 2 amendamente te KÇE-ja sa i takon gjuhës dhe ata po flasin me një retorikë ndryshe para mediave, por ndryshe në Kuvend dhe kjo u pa gjatë përpilimit  të Deklaratës shqiptare”, ka thënë Grubi në “Rruga drejt” në Alsat-M.

“Ju shkuat në histori, si do vini në pushtet. Qytetarët e treguan se ku do jesh, ju humbët e thanë qytetarët, qytetarët të pensionuan…”, i ka thënë në një përgjigje Grubi, nënkryetarit të Besës, Zekirija Ibrahimi