Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Artan Grubi, në funksion të Kryetarit të Bordit të Rrjetit të komisioneve parlamentare për ekonomi, financim dhe çështje evropiane të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, pati fjalën hyrëse në Konferencën Rajonale të TEMA-s:”  Përforcimi i kontrollit legjislativ në Parlamentet e Ballkanit Perëndimor”.

             Duke i përshëndetur mysafirët e pranishëm nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtaret e këtij rrjeti, që është në organizim të Fondacionit Vestminster për Demokraci dhe të Bankës Botërore, z.  Grubi e theksoi domethënien e këtij projekti, qëllimi i të cilit është përforcimi i bashkëpunimit parlamentar të deputetëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të promovohet konkurrenca e tregut, rritja ekonomike dhe integrimi evropian.

 Grubi e potencoi rëndësinë e rolit primar të secilit parlament, dhe ai është kontrolli ligjvënës parlamentar në bazë të punës së Qeverisë, në suaza të kësaj është edhe Buxheti.  

                       Duke u përqendruar në perspektivën evropiane të rajonit për anëtarësim në BE, theksoi se ajo paraqet motivacion bazë për zbatimin e përpjekjeve reformuese të proceseve të BE-së.  Rruga drejt BE-së na udhëzon në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, në drejtim të zgjidhjes së problemeve tona të përbashkëta siç janë lufta kundër krimit të organizuar, transporti, siguria kufitare etj, dhe të cilat duhet së bashku t’i zgjidhim.

Gjithashtu z.  Grubi e përshëndeti të ashtuquajturin  “Procesi i Berlinit”, me të cilin produktohet korniza e bashkëpunimit të ngushtë rajonal, në drejtim të arriturave të zhvillimit ekonomik, rritje dhe ekonomike të hapur të tregut, përkatësisht të arriturat e përparimit të përshpejtuar reformues në interes të integrimit më të shpejt drejt BE-së.