Deputeti i BDI-së Artan Grubi ka thënë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M se ligji për gjuhën rikthehet përsëri në debat dhe nuk bëhet fjalë për asnjë heqje, siç pretendon opozita.

“Z. Han i referohet prioriteteve reformuese të parapara në raportin e z.Pribe dhe rekomandimet e KE-së, ato i referohen sundimit të së drejtës, organeve të përgjimit…dhe jo MO-së apo çështjeve tjera, pasi këto ishin kushte imediate. Nuk bëhet fjalë për asnjë heqje të gjuhës shqipe dhe brenda tre ditëve do të zgjidhet në KÇE dhe më së voni do të miratohet në muajin janar”, ka thënë Grubi