Maqedonia me ligjin për gjuhët bëhet dygjuhësore në gjitha organet e pushtetit qendror, përfshirë presidencën, qeverinë, komunat…

“Përfshirë këtu edhe gjitha këto organet, prokuroria, noteria, vendkalimet kufitare… Vlerësoj se VMRO duhet të vetëdijesohet dhe të përkrah barazinë gjuhësore dhe rrumbullakimin e MO-së dhe ta ndihmojnë bashkëjetesën si dhe të del nga kthetrat nacionaliste. Mendoj se gjatë votimit përfundimtar ata duhet ta votojnë”, ka thënë Grubi në “Rruga drejt” në Alsat-M.

Duke i replikuar Zeqirja Ibrahimit të Besës, deputeti Grubi tha se partia e Kasamit ka parashtruar vetëm 2 amendamente te KÇE-ja sa i takon gjuhës shqipe, dhe ata po flasin me një retorikë ndryshe para mediave, por ndryshe në Kuvend dhe kjo u pa gjatë përpilimit  të Deklaratës shqiptare.