Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, është bërë pjesë e debatit publik në lidhje me selinë e ansamblit shtetëror të këngës dhe valles shqipe në Maqedoni. “Mirëpres debatin shoqëror rreth nismës sonë së kahmotshme për themelim të Ansamblit shtetëror të këngëve dhe valleve shqipe në Maqedoni. Ky ansambël do të jetë përfaqësues i kulturës tonë autoktone, me të gjitha nishanet dhe ashtu si duhet dhe ashtu si presin profesionistët e lëmisë.” shkruan Grubi në Facebook.

Me këtë rast, Grubi ka shuar dilemat rreth selisë së Ansamblit duke e e njoftuar opinionin që ky institucion do të vendoset në Shkup.