Antoine Griezmann ka zbuluar se ishte afër t’i bashkohet Tottenhamit para tre vitesh.

Francezi tha se ishte cak për të zëvendësuar Gareth Balen pasi ai u transferua te Real Madridi.

Por, ai refuzoi duke preferuar kalimin te Atletico Madridi, ku gjeti vetën në mënyrë perfekte dhe u bë një nga më të mirët në rolin e tij.

Griezmann në librin e tij të titulluar: “Prapa buzëqeshjes. Jeta e princit të vogël e treguar nga vet ai”, tregoi se ai u kërkuar edhe nga Barcelona B.

“Në qershor, kam vazhduar kontratën dhe jam i lidhur me klubin deri në vitin 2022. Edhe pse kam humbur mundësinë për të fituar disa tituj, kam gjithçka këtu dhe jam i lumtur. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të largohem një ditë”.

“Ende nuk kam marrë vendim, kjo varet nga shumë faktor”.

“Nuk kam asgjë kundër Anglisë, përveç motit. Manchester Unitedi është një mundësi”, ka thënë Griezmann.