Në vazhdën e një cikli të ri të projekteve muzikore nga artistët shqiptarë para përmbylljes së këtij viti, nesër rradha është për Greta Koçin.

Këngëtarja tashmë ka finalizuar këngën e re e cila do jetë solo.

‘Përsëri’ mban emrin ky projekt muzikor i cili përbën krijim të ndjerë për Gretën e cila në bazë të përshkrimit, do na prekë zemrat.

Kjo këngë mban vulën e BlackFish Ent. të Genc Prelvukaj dhe United Records.

Duke pasur parasysh një varg këngësh melankolike të Gretës që kanë pasur sukses të madh, pritet që edhe ‘Përsëri’ të jetë përsëri një sukses më vete.