Qindra refugjatë kanë marrë pjesë në protestën e sotme në Athinë të Greqisë, duke kërkuar bashkimin me anëtarët e familjeve që gjenden në disa nga vendet e tjera të Evropës, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i refugjatëve, shumica sirianë, ngriti tendë në sheshin Sintagma, pranë rrugës së godinës së Parlamentit të Greqisë, dhe paralajmëroi grevë urie.

Ata mbanin pankarta me mbishkrimet: ”Kufijtë shkatërrojnë familjet” dhe “Dëshirojmë në Gjermani”. Një pjesë e refugjatëve porositi se do të mbajnë grevë urie derisa nuk përfundon procesi rreth dokumenteve për bashkim me familjet. Për nesër në sheshin Sintagma paralajmëruan edhe konferencë për mediat lidhur me problemin.

Në Greqi gjenden rreth 60.000 refugjatë.Pas mbylljes së kufijve një pjesë e refugjatëve, që kanë arritur në Greqi nga Lindja e Mesme, kanë mbetur të “bllokuar” në këtë vend. Për shkak të implementimit të ngadalshëm të programit për bashkim familjar, ata me vite luftojnë të arrijnë deri te ndonjë vend tjetër evropian, ku gjenden anëtarët e familjeve të tyre.