Arilena Ara është një nga të paktët artistë të rinj shqiptarë që ka korrur e vazhdon të korrë akoma dhe më shumë sukses në tregun ndërkombëtar. Këtë mjaft lehtë mund ta vërtetojmë duke parë klasifikimet muzikore në shtete si Ukrainë, Rusi etj.

Pas Lindjes, këtë herë e kanë rradhën fqinjët tanë të “marrosen” pas Arilenës.

Blitz.al ka mësuar se pasi këngëtarja shqiptare ka qëndruar disa muaj në krye të charteve greke me “Nëntori”, ajo do të jetë e ftuara speciale e “Heaven Music”, në përvjetorin e 16-të këtij festivali dhe kjo do të ndodhë sonte në mbrëmje.

Përveç kësaj, Arilena do të jetë e pranishme në të gjitha mediat e rëndësishme greke, si Mad Tv me intervista dhe performanca që di t’i sjellë vetëm ajo.