Dy 17-vjeçarë janë lënduar në aksident komunikacioni, që ndodhi mbrëmë në rrugën lokale Vrapçisht-Toplicë. Nga SPB Tetovë, thonë se arsyeja e aksidentit ka qenë shpejtësia e vozitjes.

Sipas Marjan Josifovski, aksidenti ka ndodhur në vendin “Mulliri i Vrapçishtit” kur vetura “Fiat Panda”, që pa leje për vozitje e ka drejtuar 17-vjeçari nga Negotina e Tetovës, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka dalur nga rruga.

“Makina me shoferin dhe bashkëudhëtarin gjithashtu 17 vjeçar kanë rënë në lumin Toplika, prej ku janë nxjerrë nga kalimtarë të rastit. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe janë mbajtur për kurim”, tha Josifovski.

Nga SPB Tetovë paralajmërojnë për paraqitjen e madhe të shoferëve të cilët drejtojnë makinat pa leje për vozitje.