Leon Goretzka do të largohet nga Schalke në fund të këtij sezoni

Mesfushori gjerman, Leon Goretzka e ka konfirmuar se nuk do të vazhdojë kontratën me Schalken, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Ai dëshiron të luaj për një skuadër më të madhe dhe tashmë e ka këtë mundësi, pasi për të janë duke u interesuar Bayern Munich, Barcelona, Juventus dhe Liverpool.

Por, dëshira e lojtarit është Barcelona, ku beson se do të kishte mundësi të luante dhe të rritej si futbollist, shkruan Mundo Deportivo.

Goretzka tashmë është pjesë edhe e Kombëtares së Gjermanisë