Të akuzuarit e parë në rastin “Fortesa” Goran Grujevski, ish-shef i DSK-së, do të gjykohet në mungesë, vendosi sot gjykatësja, Lidija Petrovska.

Në debatin e sotëm kryesor për këtë lëndë, Petrovska e hodhi poshtë kërkesën e Lupço Shvërgovskit, avokat i Grujevskit, të shtyhet gjykimi në kohë të pacaktuar, derisa nuk përfundon ekstradimi i tij nga Greqia në Maqedoni.

Duke iu referuar Ligjit për procedurë penale, Shëvrgovski theksoi se nëse dënohet në mungesë, do t’i shkelet e drejta e mbrojtjes.

Prokurorët e PSP-së, Trajçe Plivanov dhe Lençe Ristevska, megjithatë i hodhën poshtë argumentet e tilla si të pabaza sepse, sipas tyre, gjykimi në mungesë i Grujevskit nuk ja shkurton të drejtën të kërkojë përsëritje të procedurës.

“Nëse ekstradohet, ndërsa shpresojmë se do të ekstradohet, nuk do t’i shkurtohet e drejta të kërkojë të dënohet në prezencë”, tha Pelivanov.

Gjykimi vazhdoi pas dyerve të mbyllura sepse jepen dëshmi të kualifikuara vetëm për procedurë gjyqësore.

I akuzuari i parë Grujevski është në paraburgim ekstradimi në Greqi ku së bashku me ish-kolegun e tij nga DKS-ja, Nikolla Boshkovski u arrestuan në aeroportin në Selanik me pasaporta të rreme.

Lënda “Fortesa 2” ka të bëjë me shkatërrimin e dokumenteve zyrtare lidhur  me përgjimin e kundërligjshëm. Janë të akuzuar ish-shefi i DSK-së Goran Grujevski edhe gjashtë të punësuar në DSK. Në këtë rast Nikolla Boshkovski duhet të jetë dëshmitar.