Mediat greke kanë publikuar të tjera pamje nga operacioni i policisë për kapjen e 11 personave, mes të cilëve edhe 6 shqiptarë, për një gomone me 1.6 tonë drogë që thuhet se ishte nisur nga Himara.

Pamjet i përkasin momenteve nga shoqërimi i të arrestuarve në komisariat.

Mësohet se gomonia është 12 metra e gjatë dhe sipas mediave greke ajo kishte itinerar Shqipëri-Greqi-Itali.

Operacioni nuk ishte rutinë,  por kishte disa jave që kishte informacione për këtë grup kriminal.