Reperi Gold Ag është njëri nga artistët, i cili me këngët e tij ka prekur shumë tema. Kësaj radhe ai ka zgjedhur që t’i këndojë Medvegjës qytetit, që është afër me qytetin nga ai vjen, Preshevën. Këtë këngë reperi sapo e publikoi.

Edhe këtë herë, kënga e Goldit është e shoqëruar me videoklip dhe reperi e sjell me vargje prekëse dedikuar asaj pjese trojeve shqiptare.

Një muaj më parë, Goldi kishte publikuar projektin “Lidhjet farefisnore”, në të cilën këngë preku një temë, e cila nuk është trajtuar shpesh në vargjet e këngëve të artistëve tanë. Më poshtë keni mundësinë të dëgjoni këngën e ri me titull “Medvegja” të cilin e sjell reperi Gold Ag.