Immobile dhe Icardi janë golashënuesit më të mirë në Serie A deri më tani, me nga 15 finalizime.

Pas xhiros së 14’të në Serie A, Ciro Immobile dhe Mauro Icardi prijnë në listën e golashënuesve më të mirë deri më tani, me nga 15 finalizime, shkruan Gazeta Express.

Icardi shënoi dy të tilla në fitoren 3:1 kundër Cagliarit, ndërsa Immobile nuk e gjeti portën vikendin që lamë pas.

Top pesëshja mbyllet me Paulo Dybala, Dries Mertens dhe Gonzalo Higuain.

Kurse vendi i 10’të mbahet nga Suso, Falque, Zabata dhe Callejon, që të gjithë me nga pesë gola.