Një person ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit, pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe ka goditur një efektiv të policisë bashkiake.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Kujtim Murati, 55 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Naftëtari“, Patos, në ambientet e Bashkisë, ka goditur punonjësin e Policisë Bashkiake Patos, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Stacionit të Policisë Patos duke i kundërshtuar ata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.