Në fshatin Lupq të Podujevës,më 24 nëntor rreth 10:20, një shofer me makinën e tij ka goditur një këmbësore.

Viktima, femër shqiptare, ka pësuar lëndime trupore nga vetura që ka qenë në lëvizje.

Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të shoferit, i cili me të kryer këtë vepër është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.