Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme mori vendim që të shfuqizohet Ligji për përcaktimin e llojit dhe matjen e gjatësisë të dënimit.

Gjykatësit konstatuan se Ligji është kushtetueshmërisht problematik dhe prandaj duhet që të hiqet.

Vendimi për shfuqizimin e Ligjit për përcaktimin dhe matjen e gjatësisë së  dënimit, i cili u miratua në vitin 2014, do të hyjë në fuqi pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.