Gjykata e Apelit në Shkup ka vendosur se “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderë”, në të cilin është e akuzuar ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.

Vendimi u mor në bazë të dy vendimet paraprake me të cilat Gjykata e Apelit vendosi se “bombat” mund të jenë dëshmi në lëndët “Dhunë në Qendër” dhe “Treqind”.

Gjykata e Apelit në dy seanca publike nesër për të vendosë nëse bombat do të jetë dëshmi në rastin “TNT” për rrëzimin e kompleksit të banesave “Kosmos”,  dhe në lëndën “Toplik” për rastin “Qyteti i Diellit”.

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup më 27 shtator të këtij viti i refuzoi “bombat” si dëshmi në rastet  “Tenderë” rastin “Toplik” dhe “Tortura”.

Në rastin “Tenderë” është e akuzuar Kançevska Milevska për tenderin për kryerjen e punimeve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”. Në “Toplik” të dyshuar janë gjashtë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Qytetit të Diellit” ndërsa  “Tortura” ka tëp bëjë në arrestimin të ish ministrit të Punëve të Brendshme Lube Boshkovski.

Regjistrimet e bisedave të përgjuara deri tani janë pranuar si dëshmi në lëndën “Treqind”, në të cilën është i akuzuar është ish-ndihmësi i ministrit i Brendshëm Gjoko Popovski dhe “Dhuna në Qendër”, në të cilin është i akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe janë hedhur poshtë për “Titanik” “Tenk”, “Tifani” dhe “Trevnik”.