Gjykata e Apelit Shkup e ka refuzuar kërkesën për anulim të seancës së sotme të parashtruar nga mbrojtja e të akuzuarit të parë në rastin “Toplik”, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Mbrojtja dhe të pandehurit nga Prokuroria Speciale Publike para Gjykatës së Apelit e i parashtruar argumente për atë nëse “bombat” duhet apo jo të jenë dëshmi në rastin “Toplik”.

Sipas PSP-së, e cila e përfaqëson lëndën, Janakieski në këtë rast nuk është viktimë dhe “bombat” duhen të shfrytëzohen si dëshmi.

PSP ka parashtruar padi deri te Gjykata e Apelit pasi që Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që “bombat” të mos shfrytëzohen si material dëshmues në Sopishte të Shkupit.

Gjykata e Apelit Shkup sot në seancë publike vendos nëse “bombat” do të jenë dëshmi edhe në lëndën “TNT” për shembjen e kompleksit të banimit “Kosmos”.

Gjykata dje mori vendim që “bombat” të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderët”, në të cilën akuzohet ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska për tenderin për kryerje të punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së, nga projekti “Shkupi 2014”.

Incizimet nga përgjimi i bisedimeve deri më tani janë pranuar si dëshmi edhe në lëndën “Treqind”, në të cilin është i pandehur ish-ndihmës ministri i MPB Gjoko Popovski dhe për “Dhunës në Qendër”, në të cilin është i akuzuar kryeministri i mëparshëm Nikolla Gruevski.