Të ardhurat doganore shënojnë tejkalim prej fillimit të vitit. Kujt i referohet rritja e të ardhurave?

Drejtoria e doganave e Republikës së Maqedonisë në 10 muajt e fundit të vitit 2017 vazhdoi me realizimin e suksesshëm të pagesës së të dhënave gjatë importit si doganë, tatim i vlerës së shtuar dhe akcizave dhe pagesës së akcizës jo vetëm gjatë importit, por edhe në qarkullimin e brendshëm.

Më saktësisht janë realizuar të ardhura në shumë prek 64,5 miliardë denarëve, që paraqet për 7,8 për qind apo rreth 4,7 miliardë denarë më shumë nga periudha e njëjtë në vitin 2016.

Suksesi i realizuar gjatë pagesës së të ardhurave i referohet disa faktorëve, e para së gjithash disiplinës së shtuar financiare të të gjithë pjesëmarrësve në tregti. Gjithashtu, është shumë me rëndësi bashkëpunimi me institucionet të cilat kryejnë kontroll të tregut të brendshëm, posaçërisht me Drejtorinë për të ardhura publike dhe Inspektoratin shtetëror të tregut.

Kontribut ka edhe sistemi për menaxhim me rrezik të Drejtorisë së doganave gjatë importit (kontrolle të kahëzuara), përkatësisht rezultate më të mira me më pak kontrolle të kryera. Edhe pse duket kontradiktore, me numër më të vogël të kontrolleve të kryera fizike dhe dokumentare të mallrave në procedurë doganore paguajmë më shumë të dhëna. Rezultat japin edhe kontrollet e kahëzuara tek kompanitë pas procedurës së përfunduar, përkatësisht post-kontrolle. Kur kontrollohet malli “në rrota”, përkatësisht në kamion, kontrollohet një dërgesë. Kur kontrollohet puna e kompanisë, kontrollohet e tërë puna e kompanisë nga aspekti doganor në një periudhë më të gjatë kohore, zakonisht për një vit. Këto kontrolle vazhdimisht kryhen edhe tek kompanitë të cilat kanë miratime për thjeshtësim të procedurave doganore.

Përmirësimi i sistemeve interne kontrolluese gjithashtu kontribuon për realizim të suksesshëm të pagesës së të dhënave. Në Drejtorinë e doganave funksionojnë sistemet interne kontrolluese, bartësit e të cilave janë njësi organizative – Sektori për përgjegjësi profesionale, Reparti për revizion të brendshëm, Sektori për kontroll dhe hetime apo trupa të posaçëm në formë të komiteteve dhe grupeve punuese. Për pagesën e të ardhurave, përveç njësive organizuese, kujdesen edhe Komiteti për ndjekje të të ardhurave dhe Komiteti për menaxhim me rrezikun. Në këtë mënyrë vazhdimisht ndiqet gjendja me pagesën e të ardhurave buxhetore dhe ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve dhe tejkalimin e problemeve të mundshme gjatë pagesë së të ardhurave.