Këto janë momente që nuk u transmetuan nga regjia e TVSH por janë kapur nga fotografët në parlament.

Kryeministri Edi Rama jo vetëm ka patur replika të forta sot në Parlament me Bashën dhe Berishës por dhe një diskutim të fortë me ministrin Gjiknuri.

Ata janë kapur teksa flasin të tensionuar, por nuk dihet se çfarë e ka shqetësuar kaq shumë kryeministrin.

Gjiknuri është ndër më të fuqishmit në qeverinë “Rama 2” pasi iu dha një superministri që nga Rrugët e deri tek Industria.