Arsyen se pse disa femra nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë në një lidhje e kanë zbuluar shkencëtarët australianë.

Ata pohojnë se fshehtësia e joshjes është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit.

Në fakt, falë këtyre gjeneve disa femra janë tërheqëse.

Duke studiuar gjenet e 150 studenteve, ekspertët kanë zbuluar se femrat të cilat kanë gjene të llojllojshme kanë edhe më shumë partnerë.

Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto gjene.

Sido që të jetë, ky studim shpjegon pse disa femra në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë lidhje afatgjate me një mashkull.