Shkencëtarët e Indisë kanë gjetur mikrofosilet prokariote, vjetërsia e të cilave vlerësohet të jetë 2 miliardë vjet.

Mikrofosilet prokariote paraqesin fosilet më të vjetra të formës së jetës së njohur në planetin tonë – qelizat prokariote.

Organizmi prokariot përbëhet nga një qelizë. Në këtë grup bëjnë pjesë bakteret dhe algat blu-jeshile, derisa të gjithë organizmat tjerë kanë eukariote.  Emërtimi i mikrofosilit i referohet të gjitha fosileve, madhësia e të cilave është më pak se një milimetër dhe studimi i të cilave kërkon përdorimin e një mikroskopi. Fosilet janë gjetur në rajonin Bundelkand, nga gjeologu Naresh Gose, ish-profesor në Universitetin në Patna.

Zbulimi u prezantua në konferencën e fundit vjetore të Kongresit Gjeologjik Indian në Nagpur.