Policia e Kosovës ka gjetur substanca narkotike brenda Qendrës Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Dy burrave që janë duke vuajtur dënimin brenda kësaj qendre, sipas policisë, u është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike, lloji i së cilës nuk është bërë i ditur nga policia.

Sipas raportit ditor, ngjarja ka ndodhur dje në orët e pasdites, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.