Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës të federatës Ruse Valerij Gerasimov deklaroi se numri i trupave ruse në Siri me siguri do të zvogëlohet.

Në pyetjen e gazetarëve në pres-konferencën e sotme se nëse numri i forcave ruse do të zvogëlohet, Gerasimov u përgjigj: Me siguri.

Ai refuzoi të japë hollësi për tërheqjen eventuale të forcave ruse nga Siria.

Në takimin e paradokohshëm të presidentit rus Vlladimir Putin me kolegun e tij sirian Bashar al Asad në Soçi, u theksua se pret përfundim të shpejtë të operacioneve ushtarake në Siri.