Policia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit dhe ata që qarkullojnë me shpejtësi.

Në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.

“Në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore. Gjithashtu janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara”, sqaroi policia.

Policia thotë se ka një ulje të ndjeshme të drejtuesve në gjendje të dehur, duke arrestuar vetëm dy persona dhe pezulluar 15 leje drejtimi.

Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:

• nuk përdorin rripin e sigurimit.

• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit

• nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit

• qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.

Në këtë kuadër, janë vendosur :

* 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,

* 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

* 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

* 3 masa administrative për shkelje të semaforit,

* 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,

* 5 masa administrative për gara shpejtësie,

* 2 masa administrative për xhama të errët,

* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.

Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.