Kryetari i ri i komunës së Çairit Visar Ganiu, ka nisur detyrën e të parit të komunës së Çairit.

Ai tha se në këtë akt solemn, “sot është një ditë ku garimi mbaroi dhe ku duhet përfundimisht të marrim detyrat për të cilat jemi zgjedhur”.

“Këtë certifikatë që kam në dorë më bën nder mua, familjes sime, BDI-së dhe gjithë ata që kontribuuan për besimin e dhënë, por me sinqeritetin më të madh në brendi të komunës së Çairit ta çoj porosinë deri tek të gjithë se Visar Ganiu do jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të komunës së Çairit, pa marrë parasysh fe, komb apo përkatësi partiake. Dua të falënderoj mikun tim,  shokun, kryetarin tonë të parin të Shkupit të vjetër, z. Izet Mexhiti për gjithë kontributin e dhënë”, ka thënë Ganiu.

Më pas ka vijuar edhe pranim- dorëzimi i detyrës për kreun e ri të komunës, Visar Ganiu.