Ish-drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, mund të kthehet në botën e futbollit duke iu bashkuar bordit të drejtorëve të Real Madridit.

Ai ka qenë pjesë e Milanit për 30 vjet para se presidenti Silvio Berlusconi ta shiste klubin te investitori kinez Yonghong Li në muajin prill, transmeton Express.

Sipas Mundo Deportivo dhe La Stampa, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ia ka propozuar një rol të ri 73-vjeçarit në bordin e drejtorëve të Real Madridit.

Galliani momentalisht është pjesë e kompanisë televizive të Berlusconit, Mediaset Premium.

Perez dhe Galliani janë miq të mirë, pasi kanë negociuar marrëveshje të ndryshme për shit-blerjen e lojtarëve për gjatë viteve.