“Kapitenët” është një program interesant, i cili tregon për jetën private të futbollistëve, duke u fokusuar kryesisht tek të dashurat ose gratë e tyre.

Erjona Sulejmani, gruaja e Blerim Xhemailit ka folur rreth martesës së çiftit, duke lëshuar mjaft deklarata befasuese në program.

E pyetur për seksin me futbollistët para ndeshjes, ajo u shpreh: “Futbollistët nuk janë partnerë shumë të përkushtuar. Pjesa më e madhe zgjedhin ta bëjnë vetë”.

Ndërsa në pyetjen, se cili është futbollist më seksi dhe që e pëlqen, Erjona duket se ka “tradhtuar” burrin e saj me mënyrën se si u përgjigj, pasi ka thënë se ai futbollisti që i pëlqen më shumë është Cristiano Ronaldo.

Por mesa duket çifti Erjona dhe Blerim janë ndarë.

Futbollisti shqiptar, i cili aktualisht luan me kombëtaren e Zvicrës dhe aktualisht militon në radhët e  “Montreal Impakt”, ka patur një karriere të suksesshme me Torinon, Parmën dhe Napolin në Serinë A, Zhemaili mësohet se nuk dëshiron, që bashkëshortja të përfitojë nga mbiemri i tij.

Kjo është vërtetuar edhe nga një deklaratë, e lëshuar nga avokatja e tij në të cilën citohej: “Avokatja Daniela Misalja, në emër të z. Blerim Xhemaili, informon se zyra e avokatisë ka nisur procedurat për ndarjen juridike nga gruaja e tij, zonja Erjona Sulejmani”.

“Në këtë fazë delikate, zoti Blerim Xhemaili akuzon gruan e tij për përdorimin pa kriter të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj në modeling dhe prezantim. Ai ka të drejtën për të mbrojtur integritetin dhe privatësinë e tij”.

E ardhmja, do e tregojë më së miri se si do variojnë gjërat mes dy personazheve mjaft të komentuar së fundi në media.