Keidi Bare, lojtari që grumbullohet me ekipin kombëtar U-21, është edhe pjesë e Atletiko Madridit, duke filluar nga akademia e ekipit spanjoll, që nga moshat e vogla. Në një intervistë për “Top Channel”, ai rrëfen situatën që po kalon në Spanjë, si dhe për dashurinë që po kalon me vajzën e zëvendës trajnerit të Simeones, German Burgos.

“Në futboll gjithçka është e vështirë, por asnjëherë e pamundur. Koke dhe Gabi, që luajnë në pozicionin tim me ekipin e parë të Atletikos, janë lojtarë të formuar, dhe është e vështirë të konkurrosh me ta, por jo e pamundur. Portieri Moja, Saul dhe Torres më mbajnë afër. Gabi është lider në fushë si dhe në dhomat e zhveshjeve. Ai më këshillon gjithmonë” – shprehet Bare.

“Unë tek Atletiko kam vajtur me forcat e mia. Ndoshta në Shqipëri mund të ndodhin që nëse lidhesh me vajzën e trajnerit, të luash në formacion, por në Spanjë nuk funksionon kështu, edhe pse për shqiptarët kanë një mentalitet të keq. Për mua kjo nuk do të thotë asgjë” – deklaron lojtari I Atletikos.

“Unë jam i fokusuar tek Kombëtarja U-21, dhe më mirë vonë se sa kurrë një grumbullim nga ekipi i parë. Jam I gatshëm të luaj si këtu, edhe tek Kombëtarja A.”