Bota e futbollit është zgjuar me një lajm tronditës sot, pasi është njoftuar për vdekjen e ish-mesfushorit të Ajaksit, Abubakari Jakubo. Lojtari nga Gana ndërroi jetë në një spital, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, konfirmon edhe vetë federata ganeze e futbollit.

Jakubu ka luajtur në Holandë me Ajaksin, dhe ka fituar dy kampionate, në 2002 dhe 2004. Ndërsa me kombëtaren ka bërë 16 paraqitje, si dhe ishte pjesë në Kupën e Afrikës 2006.