Disa foto prekëse nga Lufta e Parë Botërore kanë dalë në dritë me ngjyra dhe përkojnë me 99 vjetorin e Ditës së Armëpushimit.

Ato i shfaqin burrat dhe djemtë britanikë teksa buzëqeshin dhe marshojnë jashtë llogoreve dhe kërcejnë nëpër kamionë për të ndërmarrë udhëtimin e gjatë për t’u kthyer në shtëpi nga fushë-betejat.

Por disa ushtarë të tjerë nuk kanë asgjë për të buzëqeshur pasi kanë humbur vëllezërit, kushërinjtë, baballarët dhe shokët.

Një foto tregon funeralin e Rreshterit Henry Nicholas në Francë. Në një tjetër duken disa murgesha duke vendosur kurora në një fushë varresh masive.

Fotot u bënë me ngjyra nga elektricisti nga Cardiffi, Royston Leonard, 55-vjeç.

Ai tha: ‘Lufta e Parë Botërore ishte hera e parë kur makineritë u shfaqën në fushat e betejës dhe të dyja palët vërshuan një shi predhash duke e kthyer në një ferr për trupat në terren, në atë pikë sa njeriu thjesht nuk kishte më asnjë shpresë, ishte thjesht marrëzi.