Anik është emri me të cilin është pagëzuar një foshnjë e cila ka lindur sot, pikërisht në festën e Flamurit. Zakonisht fëmijët që kanë lindur në festa ta veçanta gjithmonë janë pagëzuar me emra të cilët do të simbolizonin ardhjen e tyre në jetë në data historike.

Por, lehona mbi të 30’at ka vendosur që djalin e saj të mos e pagëzojë me një emër të tillë. Emrat e tillë që lidhen me data historike, zonja nga Prishtina po i sheh si emra të vjetër.

Që nga dje pas orës 24:00 kur edhe nis të festohet 28 Nëntori, në Klikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë deri në orën 13:00 të pasdites së sotme kanë lindur gjithsejtë 13 foshnje. Ndonëse kanë lindur pikërisht në festën e Flamurit, këta 12 fëmijë nuk janë pagëzuar me asnjë emër që do të simbolizonte ardhjen e tyre në jetë në këtë datë historike.

Zyrtarë nga Salla e Lindjes në klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, i kanë thënë të martën Expressit se te 12 lindjet e para në këtë ditë kanë kaluar pa ndonjë komplikim.
Nga 12 lindjet 9 foshnja kanë qenë meshkuj dhe 3 femra. Njëra nga foshnjat ka lindur me operacion.

Në repartin  e klinikës Obstetrike Gjinekologjie në QKUK ku rrinë lehonat, asnjëra nga foshnjat nuk është pagëzuar me emrat të cilët e simbolizojnë këtë festë.

Anik, Klea, e Amara janë disa nga emrat me të cilët fëmijët që kanë lindur këtë 28 nëntor janë pagëzuar.