Kryetarja e parlamentit katalanas, karme Forkadelj dhe lideri i shkarkuar katalanas, Karles Puxhdemon deponuan padi kundër Madridit në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut (ECHR).

“Gjykata konfirmon se ka pranuar katër padi katalanase”, deklaroi sot zëdhënësi i ECHR-së.

Gjykata konfirmoi se padi ka pranuar më 18 tetor, parashtruar nga Forkadelj, ndërsa në të është nënshkruar edhe Puxhdemon.

Ata ankohen se Gjykata Supreme spanjolle ka ndaluar thirrje të mbledhjes plenare.