Kryetarja e Parlamentit katalanas Karme Forkadel e pagoi garanci për lirim me kusht prej 150.000 eurosh, që u përcaktua nga ana e gjykatës spanjolle, dhe me këtë, ajo që sot mund të braktisë paraburgimin, ku e kaloi natën.

“Garancia për lirimin me kusht të kryetares së parlamentit katalanas është paguar, pritet urdhër gjyqësor për lirimin e saj”, theksoi një përfaqësuese anonime e Gjykatës Supreme spanjolle.

Forkadel është arrestuar për shkak të përgjegjësisë për nxitje të kryengritjes dhe trazirave të 27 tetorit, kur Parlamenti katalanas shpalli pavarësi nga Spanja