Kancelarja gjermane Angela Merkel, për të shtatin vit me radhë është shpallur si gruaja më me ndikim sipas klasifikimit të revistës “Forbs” që u publikua sot.

Në vendin e dytë është kryeministrja britanike Tereza Mej. Vitin e kaluar vendin e dytë e fitoi ish-sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.

Në vendin e tretë është Melinda Gejts, bashkëshortja e themeluesit të kompanisë “Majkrosoft” Bill Gejts.

Në listën e dhjetë grave më me ndikim në botë për këtë vit theksohen: Sheril Sandborg, drejtoresha ekzekutive e Fejsbukut, shefja e kompanisë “Xheneral motors”, Meri Bara, Suzan Vojçiçki – drejtoreshë ekzekutive e JuTjub, Abigejl Xhonson – shefe e kompanisë investuese “Fideliti investment”, Kristin Lagard, shefe e Fondit valutor ndërkombëtar, Ana Patrisa Botin – shefe e holdingut “Santader grup” dhe Xhini Rometi – shefe e Aj-Bi-Em.