Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) publikoi Thirrjen e parë për projekte rajonale që kanë për qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe përforcimin e marrëdhënieve midis palëve të dakorduara përmes ndarjes së vlerave të përbashkëta midis qytetarëve, shoqërisë civile dhe organizatave jopërfituese në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përmirësimin e kontakteve midis njerëzve.

Fondi i përgjithshëm për projekte arrin 230.000 euro, ndërsa afati i fundit për paraqitje është më 22 dhjetor të vitit 2017.

Fondi ka për qëllim të mbështesë projekte të përbashkëta rajonale në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe natyrisht edhe projekte që kanë të bëjnë edhe me temat: barazia gjinore dhe të rinjtë.

Fondi i Ballkanit Perëndimor do të financojë projekte të vogla dhe të mesme me qëllim kryesor për rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe tejkufitar dhe përforcim të kohezionit rajonal.

Më shumë informacione mund të gjinden në  këtë faqe http://westernbalkansfund.org/web/2017/11/15/wbf-launches-the-first-call-for-project-proposals.