Fushata parazgjedhore e zgjedhjeve lokale, beri një konfigurim të ri të raporteve politike mes subjekteve politike dhe vetë liderëve.

Edhe pse koalicioni mes BDI dhe LSDM ishte i hapur dhe legal, ne qetësinë dhe fshehtësinë më të madhe ndodhi një koalicion tjetër jo parimor mes BDI dhe PDSH-së. I vetmi qëllim i këtij koalicioni ishte ai për ta dëmtuar Ziadin Selën dhe ASH-në. Ky koalicion i fshehtë ishte edhe si pasojë e një koalicioni te hapur siç ishte ai i ASH dhe Lëvizjes BESA.

Është interesante urdhëri politik i liderit të PDSH Menduh Thacit, ndaj aktivistëve dhe kryetarëve të tij të shtabeve se duhet votuar kandidatët e BDI dhe numri 3, këtë e thonë shumë dëshmitarë. Kuptohet se një urdhër i tillë nuk është pritur aspak mirë ngase aktivistët e PDSH por jo edhe lideri i saj i kanë rezistusr presionit politik të BDI-së. Megjithate premtimi i liderit të saj se në pazarllëkun politik mes tij dhe liderit të Ali Ahmetit për tju ndihmuar PDSH kandidatëve të BDI, do jetë hyrja e PDSH në Qeveri.

Përkujtojmë opinionin se në krijimin e Qeverisë reformatore, Lideri i PDSH, pas dështimit be zgjedhje parlamentare , vendosi të ta vë në moratorium pozitën e tij si kryetar partie, me qëllim që mos të jetë pjesë e formimit të Qeverise, ngase atë botë kishte nje afërsi me Gruevskin, Mihajllkovin dhe gjithë strukturat e VMRO-DPMNE-së.

Ishte pikërisht Ziadin Sela dhe ASH, qe përkrahu pa asnjë rezervë Qeverine e re, duke inkorporuar pjese te programit politik dhe të deklaratës se përbashkët të partive politike në programën qeveritare.

Ziadin Sela në asnjë mënyre nuk e kushtëzoj mabdatarin Zaev me pozita dhe funksione politike për ta votuar Qeverine e re, por e bëri atë për ti dhënë fund regjimit të VMRO-së, Gruevskit, Mihajllkovit pikërisht njerëzve besnik deri në vdekje të Menduh Thacit, i cili sot nëpërmjet Ali Ahmetit i vardiset Zaevit për tu përfshirë në kabinetin qeveritar./Fol.mk/