Një deklaratë e pak muajve më parë e asaj që njihet si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, lëvizi të gjithë personazhet e showbiz-it. Sipas Adelinës, njëra prej artisteve që ka sakrifikuar shumë për pasionin dhe profesionin e saj, “showbiz-i shqiptar është prostitucion” dhe “mënyrë e shpëlarjes së parave”. Por pas kësaj deklarate të pak muajve më parë për Prive, ndër të vetmet që reagoi menjëherë për këtë ishte Fjolla Morina, e cila jo vetëm që e kundërshtoi këngëtaren shqiptare, por i kujtoi asaj se edhe ajo ishte pjesë e kësaj bote.

Edhe pas kaq muajsh, Fjolla Morina nuk ka ndërruar mendim. Ajo vazhdon të jetë pjesë e showbiz-it, madje tani më shumë se asnjëherë, dhe me projektet e fundit muzikore vazhdon të nxitë vëmendjen e publikut edhe me tekstet specifike.

Por, gjithsesi, me deklaratën e Adelinës nuk është dakord. E ftuar këtë mbrëmje në Top Magazine, për të promovuar këngën e saj të re “Culo”, Fjolla foli ndër të tjera edhe për atë deklaratë me të cilën nuk ra dakord me Adelinën. E pyetur nga Ervini pse “i dogji” asaj deklarata e Adelinës, Fjolla tha: “Nuk është mirë ajo që tha Adelina. Unë mendoj që një që pretendon të jetë divë e muzikës nuk duhet të flas në këtë mënyrë.”

Fjolla tha se vetë Adelina ka sakrifikuar shumë për të qenë ajo që është është, madje “aq sa ka sakrifikuar ajo, ne nuk kemi ditë”, shtoi këngëtarja, por kurrsesi kjo deklaratë nuk e justifikon Adelinën.