Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq nesër në stacionin hekurudhor në Zemun do ta shënojë fillimin e punëve të modernizimit dhe rikonstruksionit të hekurudhës Beograd-Budapest, kumtoi sot Qeveria e Serbisë.

Në kuadër të projektit, aksi i parë në të cilin nesër fillojnë punët ndërtimore është ajo nga Qendra e Beogradit deri te Stara Pazova.

Skiç kumtoi Kabineti i Bërnabiqit, me projektin është parashikuar rikonstruksioni i plotë dhe modernizimi i infrastrukturës ndërtimore dhe elektroteknike, me qëllim të rritjes së shpejtësisë së lëvizjes së trenave në aksin Beograd-Batajnicë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa nga Batajnica deri në Stara Pazova deri në 200 kilometra në orë.

Србија пруга

Bërnabiq sot në sesionin plenar të Samitit në Kinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Budapest, shprehu kënaqësi që Serbia do të përfaqësojë një nga pikat ku do të kryqëzohet “Rruga e mëndafshtë” e re, në pjesën e rutës së linjës eksprese detare-tokësore dhe e cila në Beograd do të shënohet fillimi i punëve të projektit për modernizimin e hekurudhës Beograd-Budapest.

Bërnabiq në fjalim e theksoi edhe Marrëveshjen për pezullim të vizave për dokumentet e thjeshta të udhëtimit për qytetarët serbë dhe qytetarët e Kinës në periudhë prej 30 ditëve, pastaj vendosje e linjës ajrore në relacionin Beograd-Pekin të “Hajnan Erlajns” dhe fillim të punës së “Bankës së Kinës” në Beograd si qendër për gjithë Evropën Juglindore.