Historia e dashurisë mes Real Madridit dhe Cristiano Ronaldos duket të jetë, çdo ditë që kalon, më afër përfundimit.

Portugezi, i cili po bën sezonin e tij më të keq, që nga zbarkimi në “Bernabeu”, në vitin 2009, është në mes të një procesi të rinovimit të kontratës, që nuk ka filluar.

Sipas “DiarioGol” Ronaldo dëshiron që Florentino ta rrisë pagën e tij dhe, nëse jo, do të veprojë verën e ardhshme. Problemi që po zbulohet është se presidenti Perez u ka thënë jo të dyjave: nuk do të rrisë pagën për një lojtar, që nuk luan më si më parë dhe, nëse dëshiron të largohet, të interesuarit duhet të paguajë shumë për të. Para kësaj situate, ylli portugez tashmë është duke lëvizur. Ai nuk do të jetë në një klub që nuk është i gatshëm të paguajë çfarëdo për të në Madrid dhe më lart.

Me CR7 si personazh kryesor, një tjetër “bombë” është gati të plasë në Paris. Nuk është askush tjetër, përveç PSG. Në këtë moment, po, kontaktet janë shumë informale.

Nuk ka asgjë të mbyllur. Por Cristiano i ka thënë tashmë përfaqësuesit të tij, Jorge Mendes, për të lëvizur dhe për të hetuar terrenin. Dhe ai e ka bërë atë. Mendes është takuar në mënyrë shumë diskrete, në një hotel në Madrid, me drejtues të klubit francez, për të testuar operacionin. Tani për tani, e vetmja gjë që është bërë e qartë është se, nëse lojtari është i gatshëm të shkojë në Paris, ekipi parizien do të bëjë gjithçka është e mundur për të përmbushur dëshirat e tij.

Për vite, Nasser Al-Khelaifi, presidenti i klubit francez, është prapa CR7 dhe tani ai ka një mundësi shumë të mirë për të përmbushur dëshirën. Sipas të gjitha gjasave, Al-Khelafi ia ka bërë të qartë Ronaldos: Sa doni që të vini te PSG?” Natyrisht, pa marrë parasysh sa sheiku vdes për të parë “7” të veshur në fanellën e PSG-së, për momentin Ronaldo dëshiron të shohë se si zhvillohet sezoni te Real Madridi.

Procesi i negociimit të zgjatjes së kontratës është ende në vazhdim dhe nuk dëshiron të nxitojë. Ai e di se Madridi është shtëpia e tij dhe, po të ishte për të, nuk do të largohej. Por kjo nënkupton një përmirësim të kushteve, gjë që, për momentin, nga zyrat e “Bernabéut” nuk janë të gatshëm ta japin, shkruan telesporti.

Sidoqoftë, Ronaldo po shqyrton mënyra të tjera në rast se Perez përfundimisht vendos të kundërshtojë propozimet e sulmuesit. Dhe, po aq sa ai nuk po luan mirë, presidenti i Real Madridit e di se Cristiano është një goditje e fortë dhe ka edhe tre vjet kontratë, kështu që nuk do ta largojë atë.

Nëse PSG e dëshiron, le të paguajë klauzolën. Siç bëri me Neymar dhe Mbapp