Në Qendrën për Numërim dhe Regjistrim po numërohen votat me kusht, votat përmes postës dhe votat e personave me nevoja të veçanta. Gani Dreshaj ka përmbysur rezultatin duke i dalë Haki Rugovës me mbi 700 vota para.

Sipas të dhënave të QNR-së, LDK-ja po humb bastionin e saj të përhershëm. Istogun po e fiton Gani Dreshaj i AAK-së, pas numërimit të votave me postë. Istog njëherësh bëhet komuna e tetë që e fiton AAK-ja.

Për këtë, zyrtarët e AAK-së po festojnë. Një ndër ta edhe Meliza Haradinaj e cila e ka uruar Dreshajn.

“Faleminderit Istog! Urime Gani Dreshaj!  Fitore e merituar AAK!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Nga votat e numëruara, 1394 kanë shkuar për Dreshajn, ndërsa 60 për Rugovën. Duke u bazuar në numrin total të votave me kusht dhe votave përmes postës, kandidati i AAK-së do të jetë kryetari i ri edhe nëse e gjithë pjesa tjetër do t’i takojë Rugovës së LDK-së.