Në Gostivar sot po mbahet punëtoria e parë nga katër të paraparat rajonale për ngritjen e ndërgjegjësimit publik për konsolidim të tokës bujqësore që i organizon Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) me mbështetje të projektit MAINLAND të financuar nga BE-ja të cilin e zbaton FAO.

Target i punëtorive janë bujqit dhe pronarët e tokës bujqësore, ndërsa qëllimi është që të rritet ndërgjegjësimi lokal dhe mirëkuptimi i përfitimeve nga zgjerimi i parcelave.

Marrin pjesë përfaqësues të organizatave lokale të bujqësisë, fshatra  dhe komuna, si dhe partnerë tjerë të rëndësishëm lokalë nga rajoni i Pollogut, Shkupit dhe rajonit jugperëndimor. Ata do të informohen për parimet dhe procedurat për konsolidimin e tokës bujqësore, në pajtim me ligjin adekuat dhe në drejtim të zbatimit të Strategjisë nacionale për konsolidim të tokës për vitin 2012-2020, për selektimin e ardhshëm të rajoneve më të përshtatshme për konsolidim të tokës de si të shfaqin interes për projekte të reja të konsoliduara në javët e ardhshme.

Punëtori do të organizohen edhe në Manastir, Strumicë dhe Shtip. Pastaj, ekipi projektues së bashku me përfaqësuesit e MBPEU dhe Agjencia për Zhvillim dhe Nxitje të Bujqësisë (AZHNB) do të zbatojë takime lokale informative në fshatrat e synuara që t’ju ndihmojë kandidatëve potencial për të aplikuar si shfrytëzues të projekteve për konsolidim të tokës. Këto aktivitete kanë për qëllim të ndihmojnë në zgjedhjen e rajoneve projektuese me potencial dhe interes më të madh për konsolidim i cili pritet të ndodh në fund të dhjetorit të vitit 2017.

Dy javët e fundit, sektorët dhe njësitë rajonale të MBPEU-së, si dhe këshilltarët e AZHNB-së u trajnuan si t’i identifikojnë dhe selektojnë rajonet më të përshtatshme për konsolidim të tokës bujqësore dhe si të punojnë së bashku me bujqit dhe pronarët e tokës bujqësore gjatë shprehjes së interesit për konsolidim.