Së shpejti do të fillojë nënshkrimi i marrëveshjeve për fillimin e biznesit me fermerë të rinj, të cilët i kanë përmbushur kushtet. Ata do të marrin mjete të pakthyeshme në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Zëdhënësja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Sonja Jankovska sot deklaroi se në seancën e djeshme qeveritare janë miratuar ndryshimet e Programit për zhvillim rural me të cilat janë siguruar mjete për mbështetje të masës “Fermer i ri”.

“Kjo masë është me rëndësi kyçe për modernizimin e bujqësisë, vendosjen e teknologjive të reja, për zhvillim të mjediseve rurale dhe për parandalim të emigrimit fshat – qytet”, theksoi Jankovska në konferencën për shtyp pas brifingut të rregullt  në Qeveri.